Këtë vit rreth 2000 gjedhë më pak
Rreth 2000 bagëti më pak ka qarku i Elbasanit krahasuar me një vit më parë. Sipas Shërbimit Veterinar në Elbasan nëse një vit më parë në qarkun e Elbasanit ishin 30.000 krerë bagëti të llojit gjedh, këtë vit janë 28.000.
Faktori kryesor për uljen drastike të numrit të bagëtive në qarkun e Elbasnit duket se mbetet mosinteresimi I fermerëve e sidomos I të rinjëve për ti mbashtruar.
Fatmir Ozuni drejtori i SHerbimit Veterinar Elbasan thotë se një faktor tjetër që po ndikon heqjen dorë të rritjes dhe mbajtjes së bagëtive ka të bëjë me mungesën e subvencioneve nga qeveria. Pasi aktualisht shteti nuk subvencion ferma që kanë më pak se 70-100 krerë.
Sa i takon bagëtive të imta edhe këtu shifrat janë shqetësuese pasi nga 230.000 që ishin një vit më parë këtë vit numërohen 210.000 bagëti.
Ulja e numrit të bagëtive është reflektuar edhe në rritjen e çmimit të mishit për konsum në treg ku aktualisht një kg mish qingji kushton deri në 1000 lekë ndërsa mishi I viçit deri në 900 lekë aq sa për pjesën më të madhe të qytetarëve mishi është kthyer në produkt “luksi”.