Një bukuroshe meksikane është burgosur si anëtare e dyshuar e një bande të përgjakshme pengmarrjesh.
25 vjecarja Laura Mojica Romero, përballet me deri në 50 vjet burg nëse shpallet fajtore për krimet për të cilat akuzohet.
Ajo ka fituar konkursin rajonal meksikan të bukurisë Miss Oaxaca në 2018 dhe në 2020 fitoi konkursin ndërkombëtar “Mbretëresha e Kafesë” në Kolumbi.
Ajo u njoh filimisht në konkursin e bukurisë Miss Earth Oaxaca në 2015, por tashmë fotot e saj po bejne xhiron e botes në media për një arsye krejt të ndryshme.
Romero u shfaq në mediat vedase bashke me imazhet e shtatë pengmarrësve të dyshuar, që u ndaluan bashkë me të.
Laura ishte një nga tre vajzat dhe pesë burrat e arrestuar, dhe u identifikua vetëm me emrin e saj të parë nga hetuesit e shtetit lindor meksikan të Veracruz.
Në deklaratë thuhej se ajo ishte një nga “tetë anëtarët e bandës kriminale të specializuar në pengmarrje”.
Prokurorët thanë se njësia speciale anti-pengmarrje kishte vepruar për të “mos i lënë paqe njerëzve që kryenin krime të rënda në Veracruz.”
“Tetë pengmarrësit e dyshuar janë dërguar në paraburgim për dy muaj gjatë vijimit të hetimeve”, thanë autoritetet.
Modelja e përshkruante veten si “më shumë se një fytyrë e bukur” në një intervistë në 2019, pas triumfit në Miss Oaxaca.
Laura, e diplomuar në biznes, ironikisht shtonte në intervistë se prioritetet e saj ishin gjithashtu problemi i dhunës kundër grave.
“Ne nuk mud të qëndrojmë duarkryq, pro duhet të crrënjosim dhunën ndaj grave, me anë të fushatave edukative për ndërgjegjësimin e burrave ndaj çështjes”, tha ajo.
Asokohe ajo përshkruhej si folëse e rrjedhshme e anglishtes dhe zëdhënëse e luftës kundër kancerit të gjirit dhe leukemisë.
Top channel