SCHIO – Dy vëllezër shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç u arrestuan nga karabinierët pasi akuzohen për shpërndarje kokaine në Itali.

Sipas mediave italiane xhiro e tyre llogaritet gjysmë milioni euro duke pasur parasysh rrjetin e klientëve që kanë blerë një doza kokaine prej 100 eurosh.

Dyshja kishte disa shtëpi dhe garazhe në dispozicion midis Schio dhe Santorso për të kryer aktivitetin e paketimit.

Gjatë hetimeve, policia ka dëgjuar nga klientë të ndryshëm dhe ka konstatuar se tregtarët e drogës, për të ndërtuar besnikërinë e tyre, u ofronin edhe doza falas .

Gjatë kontrollit u gjetën rreth 640 gramë kokainë e pastër, 4000 euro cash dhe 700 paund. /abcnews.al/