Ngricat dhe dëbora kanë gjetur sërish në kushte të veshtira familjen Veseli në Fushë-Milot. Familja shprehet se nuk i kanë munguar ndihmat për ushqime, veshmbathje dhe çadra për tu strehuar por ata kërkojnë një shtëpi ku të fusin kokën.
Familja e Agim Veselit e cila është e përbërë prej 6 personash prej dy vitesh jeton në çadër, pasi shtëpia e tyre u dëmtu nga termeti i 26 nëntorit.
Bashkeshortja e Veselit është shprehur për Faxnews se fëmija e vogël është sëmurur shpesh me të ftohtë dhe pasi kurohet në spital ajo vazhdon të ketë të njëjtin problem.
“Ne jetojmë vet i gjashti këtu në çadër, se dy i kam përcjellë. Goca më shumë është tek i fejuari i vetë sepse nuk ka ku rri këtu nuk ka kushte. Kemi jetuar në çadër në mes të borës, të ftohtit, ngricave. Gjithë këto ditë i kam kaluar me vështirësi të mëdha. Nuk di çfarë të bëj. Mirë sot pushoi bora, por ka për të filluar era, ka për të filluar ngricat më tepër dhe unë do jem prapë në çadër, skam ku rri. Bëjmë apel për një shtëpi, të fusim kokën brenda se u bë dy vite në çadër. Se di si do ja bëjmë se iku shkurti, prapë këtu do rijmë në çadër. Fëmijën e vogël e kam pasur me ilaçe e kam bërë vajtje ardhje në Laç sepse ka qenë e ftohur në të dy krahët. Pas një muaji që erdhi nga spitali ja kam vazhduar ilaçet në shtëpi. Tani bëjmë ilaçet dhe shkojë kot se prapë do ftohet duke jetuar këtu në çadër.”, u shpreh bashkëshortja e Agim Veselit.
Ndërsa presin fondet nga bashkia për ndërtimin e banesës së tyre, apel bëhet dhe për psikologët që tiu vijnë në ndihmë familjarëve.
Rasti vjen si apel për institucionet e psikologëve, ndërsa duhet të kosiderohet si rast i ndryshëm nga ajo që duhet vlerësuaqr nga vendoret.
Faxweb