78 doza të vaksinës anti Covid kanë mbërritur në total në DSHP e Gjirokastrës.
63 prej tyre janë shpërndarë në shtëpinë e të moshuarve. 47 janë aplikuar për të moshuarit nga 52 që ka institucioni.
16 doza për personelin nga 23 punonjës të institucionit. Janë përjashtuar nga marrja e vaksinës personat që kanë probleme shëndetësore si reaksione.
Ndërsa një pjesë e mjekëve të Gjirokastrës janë nisur drejt Vlorës për tu vaksinuar.
Top Channel