Nga Erion Murataj
Në këto ditë të fundit para ravijëzimit të koalicioneve dhe prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë ka një zhurmë të madhe . Zhurma nis me zbatimin e dekriminalizimit e gjer tek përbaltosje emrash të përveçëm me qëllim që enturazhi të mos preket .
Në fakt për mua personalisht nuk është surprizë . Të besosh që të vetëvrasin privilegjet është absurd.
Oferta te reja politike thonë programe e premtime që në fakt janë të njëjtat me ato të kohës kur në Tiranë mberriti Shtraus-i. Politikë baltosjeje ku shihet si ofertë e re një grup servil i enturazhit që do mbajnë postin e lartë të fshesaxhiut të xhaketës përveç postit modest të deputetit . Oferta e re bazohet në frikë . Frikën se mos të rinjtë e vërtetë të politikës kushtezojnë . Kuptimi i kësaj që po ndodh nuk duhet të habisë askënd . “Llumi” nuk njeh parti , ngjyrë apo krahinë sidomos në politikë .
Pyesja një mësues pak dite me parë që ma parashtroi këtë panoramë thuaj sikur më kishte lexuar mendjen.
E pyeta! Si do të shpëtojmë nga kjo situatë?
“Veten do të shpëtojme më tha. Duhet ti themi bijëve e bijave më të mira vihuni në ballë dhe do te keni zhgenjimin tonë si mburoje “.
Estabilishmentit po flet për një erë të re, ofertë të re . Por ! S’duhet të harrojmë kurrë se dashuria për atdheun nuk ka buruar asnjeherë nga partia por nga familja .
Nëse nuk e kuptojmë këtë do të jetë tepër vonë . Duhet ti besojm bijve e bijave të këtij vendi që nuk i cënon as dekriminalizimi as korrupsioni e aq me pak hija e një oferte të re nga nje rrangallë e vjetër si politika jonë.
Tezat e qarkullimit të “llumit” duhet te marin fund si ngushëllimi i një vetmie që ka pushtuar politiken 30-vjeçare.
Kush do ta kuptojë këtë do të jetë në rrugën e duhur dhe fituesi i respektit të një populli të cilit ofertat e reja të politikes së vjetër i kanë vrarë shpresën .