Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga Selia blu, pak pasi ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Selia blu se do t’ia dërgojnë me shkrim Bashës shkarkimin e tij .

Gjatë konferencës, Basha u pyet nëse ka ndonjë info që kryeministri Edi Rama do të shpallet non-grata së shpejti, sicc ka deklaruar me bindje të plotë pak ditë më parë.

Mirepo, Basha habiti me përgjigjen e tij, pasi ai deklaroi që ka bindje se do të shpallet non-grata nga sjelljet që po bën, por ai shtoi se nuk ka ndonjë info për këtë gjë.

Biseda

Pyetje: Numri i delegatëve? Ju thoni 5 mijë por aty nuk janë më shumë se 2000 karrige. Keni shpjegim për këtë?

Basha: Nëse do kishit qenë të vëmendshëm, dhe po të kishit parë kuvendet e mëparshme, do kuptoni që e vërteta është ajo që themi ne dhe jo ajo që thonë ata që kanë interesa personale. Nuk kam ndërmend të rikthehem.

Pyetje: Keni thënë se Rama do shpallet non-grata? Pse dëshironi të bashkëpunoni me të nëse do shpallet non-grata?

Basha: Nuk kam asnjë informacion, por Edi Rama dhe shumë të tjerë meritojnë të shpallen non-grata. Nuk ka dyshim. Po sillet si dikush që ka frikë se nga momenti në moment do shpalelt non-grata. Prandaj është dhe në krah të dikujt të shpallur non-grata si Tom Doshi dhe dikujt tjetëer që deri dje pretendonte që është përballë Edi Ramës. Mosioni ynë s’ka të bëjë as me Ramën dhe as me Berishën. T’i rikthehet pushteti qytetarëve përmes një sistemi të lirë zgjedhor. Deri tani e kemi parë te Edi Rama, bashkëpunim të hapur me kriminelët dhe sot e pamë te Sali Berisha që solli njerëz të dënuar për trafik dorge. Ne kemi zgjedhur të ardhmen. Kjo do të thotë veting i politikanëve. Vetëm kjo mënyrë sjell qeveri që kthen normalitetin.