Sot kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar për të analizuar 100 ditët e para të qeverisjes.

Gjatë analizës pritet që cdo ministër të paraqesë rezultatet e punës për tre muajt e parë të mandatit të tretë. Në fokus janë pandemia dhe rindërtimi.

Analiza e punës vjen një ditë pas Samitit të “Open Balkan” që u zhvillua dje në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev./ Abcnews.al