Gramsh

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa doza lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./EGNATIA NEWS