Toronto FC ka njoftuar zyrtarisht se kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne ka nënshkruar për klubin nga MLS dhe do të bashkohet në korrik si lojtar i lirë.
Kontrata e tij me Napolin do të skadojë më 30 qershor, ndërsa Napoli i ofroi një zgjatje kontrate, por me një ulje të konsiderueshme të pagës.
“Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë”.
“Lorenzo është një lojtar sulmues i klasit botëror në kulmin e karrierës së tij. Ai ishte kampion i Evropës me Italinë dhe ka performuar në skenat më të mëdha gjatë karrierës së tij në klub me Napolin”, ka thënë presidenti i Torontos, Bill Manning.
Bëhet fjalë për një marrëveshje parakontrate për një marrëveshje katërvjeçare që fillon nga 1 korriku 2022.
Raportohet se Insigne do të fitojë 11.5 milionë euro bruto për sezon, plus deri në 4.5 milionë euro në sezon bonuse të lidhura me performancën.