I pyetur nga gazetarët nëse ka besim te drejtësia e re, ish-kryeministri Sali Berisha, nuk e la mangut një baturtë, kur tha se mendonte se përfaqësuesit e medias ishin duke bërë shaka.
“Çfarë pengese ka pasur drejtësia që të veprojë ndaj krimit? Organe të reja? Po bën shaka më duket, ato janë organe të PS-së!”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë që iu përgjigj dhe pyetjes se çfarë ‘faktesh skandaloze’ do të dalin në dritë për Lulzim Bashën.
“Po dalin provat çdo ditë ato, si të duket parku i kullave, absolutisht jo, nuk është firmosur prej meje kur kam qenë në detyrë, ai vendim që kam firmosur unë, nuk prek asnjë metër katror të selisë së PD-së. Asnjë metër katror!”, tha më tej Berisha gjatë fjalës së tij.