Ashtu siç ishte premtuar nga koordinatori Erion Murataj, Bindja Demokratike do të ketë një përbërje me rreth 70% të rinj në strukturën e saj. Kjo duket se po zbatohet më së miri në qarkun e Elbasanit ku listës së kandidatëve për deputetë dita-ditës po i shtohen të rinj, intelektuale e premtues për të ardhmen.
Një nga emrat e propozuar nga Bindja Demokratike për të garuar për Elbasanin është edhe Erjon Toçi. Edhe pse i ri në moshë Toçi mban mbi supe përgjegjshmërine e të qenurit një kandidat serioz dhe në përputhje me kërkesat që një kandidat duhet të ketë . I lindur në Elbasan ai e njeh mirë qarkun por këtë 25 Prill do të kërkoje votëbesimin kryesisht të banorëve të zonës së Shpatit prej nga është edhe prejardhja e prinderve të tij. Duke qenë se ka një lidhje të fortë me këtë zonë Erjoni i ka të qarta idetë se për çfarë kanë nevojë banorët e saj ndaj i vendosur përballë kësaj sfide premton ndryshim.
Erjon Toçi vjen nga një familje me tradita, është rritur nga njerez që kultivuan tek ai dashurinë për natyrën ndaj edhe studimet e larta i vazhdoi për Mbrojtje bimësh në mënyrë që lidhja me natyrën të merrte një formë tjetër. Më 25 Prill Erjon Toçi do të kandidojë për herë të parë madje përballë figurave të vjetra për deputet në Elbasan ndaj mbetet “detyrë” qytetarie besimi tek ky djalë i ri dhe me vizion.
Egnatia news