Mbyllet regjistrimi fillestar në zonën kadastrale 8524
Kreu I Kadastrës Artan Lame ishte sot në qytetin e Elbasanit nga ku ndau çertifikatat e pronësisë për disa nga familjet që jetojnë në lagjen historike të Elbasanit, lagjen “Kala”.
Lame tha se pas 30 vitesh që kishte filluar proçesi I legalizimit të banesave më në fund puna është konkretizuar dhe qytetarët mund të kenë të drejtën e ligjshme tashmë mbi pronat e tyre.
Për drejtuesin politik të partisë socialiste për Elbasanin, Damian Gjiknuri është për tu vlerësuar puna e bërë nga ASHK sa I takon proçesit të legalizimit.
Kryebashkiaku I Elbasanit Gledian Llatja tha se proçesi I legalizimit do të vijojë edhe në zonat e tjera të Elbasanit . Si shëmbull solli Labinotin.
Prej disa vitesh tashmë janë lehtësuar proceduarat për të aplikuar për leje legalizimi të banesave.