Lideri historik demokrat, Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, ku ka mbajtur disa fjalime radhazi.
Para se të hynte në Kuvend ai është ndalur tek banorët e ‘5 Majit’, të cilët po protestojnë për shembjet e shtëpive.
Ka qenë pikërisht deputeti i qarkut të Beratit, Tomorr Alizoti ai që ka shkuar pranë vendit të Berishës në sallën e Kuvendit dhe i ka dhënë dorën.
Në krah të Berishës u ulën Flamur Noka dhe Albana Vokshi.