Bimët në Mbretërinë e Bashkuar po lulëzojnë një muaj më parë për shkak të ndryshimeve klimatike

Një studim i ri tregon se ndryshimet klimatike po bëjnë që në Mbretërinë e Bashkuar bimët të lulëzojnë një muaj më parë.

Studiuesit thanë se zbulimet e tyre janë tepër alarmuese pasi disa nga këto specie mund të zhduken, sepse nuk janë në koordinim me insektet dhe shpendët në fazën e tyre të zhvillimit. Nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten me këtë hap, pranvera në Mbretërinë e Bashkuar do të nisë në shkurt, sipas ekspertëve në Cambridge University.

Këto ekspertë analizuan më tepër se 400,000 vëzhgime të 406 bimëve të ndryshme në një databazë shkencore, me të dhëna që shkojnë pas deri në shekullin e 18.  Ato zbuluan se datat mesatare të lulëzimit nga 1987 deri në 2019 ishin 1 muaj më herët se datat mesatare të lulëzimit nga 1753 deri në 1986. Ndër bimët më të zakonshme që po lulëzonin më herët ishin jargavani, lisi anglez dhe gështenjat.

horse-chestnut-conker-in-shell-on-tree-wtml-1079247-ben-lee.jpg

Drejtuesi i këtij studimi, Ulf Buntgen tha: “Rezultatet janë tepër alarmuese, pasi mund të ketë shumë rreziqe ekologjike që lidhen me lulëzimin e parakohshëm. Kur bimët lulëzojnë shumë herët, një ngricë e vonëshme mund t’i vrasë ato. Mirëpo një rrezik dhe më i madh është mospërshtatja midis bimëve, insekteve dhe zogjve.