Është prezantuar paraditen e kësaj të shtune kandidati për kryetar Bashkie nga radhët e PD-së në Shkodër.
I pranishëm në mbledhje ka qenë dhe i deleguari i Lulzim Bashës për Qarkun Shkodër, Enkelejd Alibeaj.
Në këtë prezantim kanë qenë të pranishëm dhe deputetë të tjerë të PD-së në qarkun e Shkodrës.
Alibeaj: Kemi bërë këtë zgjedhje si një detyrim ndaj qytetarisë shkodrane. Sfida është për Shkodrën, që ti mbetet qytetarisë dhe sakrificës. Shtrijmë dorën për çdo demokrat pasi këtu është vendi i tij. Shkodra është e PD dhe do të ngelet e PD. PD nuk është e përçarë, mund të jetë e sulmuar. Shkodra përballë së majtës, kjo na pret në 6 Mars.
Xhemal Bushati: Vij si kandidatura e bazës për të marre besimin e qytetarëve. Aleanca jonë e vetme është me qytetarët. Do të bashkoj demokratët dhe jam në shërbim të qytetarëve.