Adoleshentja 18 vjeçare Amelie Osborn-Smith nga Andover, Hempshire , po lahej në lumin Zambezi në Zambi kur papritur u sulmua nga një krokodili 10 metra shkruan Dailymail.
Adoleshentja pësoi disa lëndime të rënda, kur krokodili e kafshoi në këmbën e djathtë. Gjendja e shëndetësore është më mirë tani, por vuan nga “makthet e shpeshta”, ka bërë të ditur familja e saj. Ajo u sulmua nga një krokodil që i shtrëngonte këmbët, ndërsa një shoqe e saj i kapi supet e jelekut të shpëtimit për ta larguar nga rreziku.
Në një intervist për Sky News Amelie tregon se në atë moment nuk ka mundur të mendoj për asgjë. Gjithashtu ajo ka thënë se i është dëmtuar shumë rëndë gjuri, dhe disa pjesë të tjera trupit.
Ajo tha: “E ndjeva se fillimisht më kapi këmbën e djathtë dhe më tërhoqi menjëherë nën ujë”