Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj, Recep Tayip Erdogan pasi është infektuar me koronavirus.
Në një postim në Twitter, Osmani i uron shërim të shpejtë edhe zonjës së parë të Turqisë, Emine Erdogan.
Presidenti i Turqisë njoftoi vetë këtë të shtunë se është infektuar me variantin Omicron.
“Pas disa simptomave të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për COVID-19. Fatmirësisht, ne kemi infektim të lehtë dhe kuptuam se jemi të infektuar me variantin Omicron” të koronavirusit, shkroi Erdogan në rrjetin social Tëitter.