Bashkia e Librazhdit i atribon titullin “Qytetar Nderi”
Në qytetin e Librazhdit janë përuruar librat “100 personalitete të Librazhdit” dhe “Tahir Hoxha i Çermenikës” nga autori Kujtim Boriçi. Me mbështetjen e bashkisë së Librazhdit autori ka përuruar librat e tij të rradhës dedikuar disa prej figurave më të shquara të kësaj zone, të cilat sipas autorit kanë dhënë kontributin e tyre për Librazhdin.
I konceptuar në formën e një aktiviteti gjithëpërfshirës ky promovim u bë në ambientet e rikonstruktura të pallatit të kulturës së qytetit. Përmes ligjëratave nga të ftuarit,publiku pati mundësinë të njihej me disa nga emrat e përzgjedhur si pjesë e librit.
Shkrimtari Kujtim Boriçi tha se kishte zgjedhur të shkruante për figurat e kësaj bashkie edhe si një mënyrë për të nderuar punën dhe kontributin e tyre.
Ky promovim u bë I mundur me mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra i cili po ashtu vlerësoi punën e Kujtim Boriçit.
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe drejtuesi politik i partisë socialiste për qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri, i cili po ashtu vlerësoi punën e shkrimtarit.
Gjatë aktivitetit pati edhe kumtesa nga të ftuarit. Ndërkohë që shkrimtarit Kujtim Boriçi, bashkia e Librazhdit I dha titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij në fushën e letërsisë.