Katër ushtarë amerikanë që ishin në bordin e avionit amerikan të rrëzuar mbrëmjen e 18 marsit në mallet e Norvegjisë kanë vdekur.
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre konfirmoi sot përmes një postimi se po hetohen shkaqet e përplasjes së avionit.
Avioni V- 22 Osprey, që i përkiste marinës amerikane SHBA-së ishte pjesë e stërvitjes ushtarake të NATO-s të quajtur “Përgjigjja e Ftohtë”.
Stërvitja po zhvillohej ndërsa zona ishte përfshirë nga moti i keq.
Avioni kishte një ekuipazh prej katër vetash dhe ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland” në Norvegjinë veriore, thuhet në një deklarate.
Avioni do të shkonte drejt veriut ku dhe ishte planifikuar të ulej në Bodo para orës 18:00 të së premtes ndërkohë që ishte rrëzuar në jug. Policia dhe skuadra e shpëtimit kishin nisur kërkimet dhe në orën 1:30 të mëngjesit të së shtunës ata kishin mbërritur aty ku ishte rrëzuar avioni dhe konfirmuan se i gjithë ekuipazhi i avioni kishte humbur jetën.
Stërvitja filloi më 14 mars dhe përfundon më 1 prill.