Pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar për gazetarët se çfarë u diskutua gjatë takimit.

Ajo tha se prioritare është fushata elektorale në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë.

Kryemadhi zbuloi se ka ngritur shqetësimin e presionit të institucioneve shtetërore si dhe ka denoncuar tek ambasadorja amerikane faktin që prokurori i Elbasanit ka vëllain e tij në listën e Partisë Socialiste.

Gazetari: Zonja Kryemadhi u relaksuat me ambasadoren?”

Monika: “Sigurisht që u relaksuam. Mund t’iu them që shqiptarët paguajnë më shumë taksa, shqiptarët kanë një jetë shumë më të shtrenjtë seç kishin 4 vite më parë, shqiptarët sot po ikin nga Shqipëria, shqiptarët sot ndihen më të pasigurt prandaj më 25 prill pajisuni me kartat e identitetit të shkojmë drejt fitores.”

Gazetari: “Çfarë u diskutua me ambasadoren?”

Monika: “Konkretisht me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit dhe në gjithë qarkun e Elbasanit. Ajo që ne diskutuam është shumë e rëndësishme, ka rëndësi që t’i krijojmë shanse dhe mundësi të gjithëve që të votojnë, të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke filluar me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit sot që ka vëllain e tij në listën e Partisë Socialiste, për të vazhduar më tej me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra dhe vajza që të jenë pjesë e gjithë asaj që është e domosdoshme.

Mos harrojmë që Elbasani është qyteti më elitar, edhe më shumë se Tirana për sa i përket intelektualëve, forcës së gruas, forcës së vajzave, forcës së rinisë. Dhe tjetra ajo që është e rëndësishme, mendoj që lista fituese e LSI i jep një shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, i jep një shans grave dhe vajzave për të qenë ato që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë.”

Gazetari:” Sa deputetë do të marrë LSI në Elbasan?”

Monika: “3.5 jemi që tani, po luftojmë për të katërtin.”

Gazetari:” Këto janë projeksione siç i ka Edi Rama 8 deri në 9?

Monika:Jo Edi Rama Taulantin ka të 8 kështu që mos kini merak.”

ORA TV