Sipas MeteoAlb kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.
Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet edhe mesatar në zonat Veriore. Ndërsa në zonat Qëndrore dhe Jugore pritet që reshjet të jenë në sasira më të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 7 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu me vranësira por me reshje dëbore do të jetë Lindja e kontinentit. Ndërsa Vendet Nordike dhe gadishulli Iberik do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.