Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Ngurrëz të Lushnjes, ku një kamionçinë tip Benz është përplasur me një motor që drejtohej nga 67-vjeçari Kostandin Sylari.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit për shkak të plagëve të rënda.
Ndërsa, shoferi i kamionçinës A.M. u pyet nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes.