Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në qytetin e Durrësit. Ky është takimi i radhës i zhvilluar nga Basha, i cili ka vizituar disa qytete që pas dorëheqjes së tij si kryetar i Partisë Dmeokratike.
Ky takim vjen vetëm 2 ditë përpara Kuvendit të Partisë Demokratike, në të cilin pritet të merren vendime te rëndësishme, ku do të miratohet edhe data në të cilën do të zgjidhet kreu i ri i partisë.
Partia Demokratike është ende në krizë, pavarësisht dorëheqjes së Bashës. Në çdo mbledhje të Grupit Parlamentar ka debate të ashpra mes Alibeajt dhe Berishës, pasi ky i fundit është përjashtuar nga Grupi Parlamentar