Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një grua pasi ka lindur fëmijën e ka futur atë në një valixhe. Për pasojë foshnja ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 në qytet.
Dyshohet se nëna e ka lindur fëmijën në shtëpi, ku jetonte e vetme prej më shumë se 1 viti. Sipas burimeve të gazetares së Klan News, Daniela Zisi, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Foshnja është gjetur i vdekur në banesë nga bashkëshorti i saj. Ai ishte kthyer ditën e djeshme nga emigracioni.
Bashkëshorti i ka thënë policisë që kishte më shumë se 1 vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija i pajetë nuk ishte i tij.
Çifti ka edhe një fëmijë tjetër në moshën 15-vjeçare.