Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka folur sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke rrëfyer disa nga krimet e rënda të kryera nga ushtria ruse ndaj popullsisë civile.
Zelensky tha se vendi i tij është duke përjetuar një situatë më të rëndë se Lufta e Dytë Botërore, ku qytete të tëra janë shkatërruar plotësisht nga bombardimet e rusëve.
Në Mariupol nuk ka mbetur më asnjë ndërtesë e pa shkatërruar”, u shpreh Zelensky.
Pjesë nga fjala e Zelensky-t në Parlamentin e Shqipërisë:
Përshëndetje kryetare e Kuvendit, shkëlqesia e tij kryeministër, deputetë. Dje myslimanët në mbarë botën festuan fiter Bajramin, ju përgëzoj dhe ju uroj.
Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurrës, dje si pasojë e një bombardimi në Odesa, një 14-vjeçar ka humbur jetën. Çdo ditë kemi tragjedi të tilla. 220 fëmijë u vranë dhe 400 u plagosën. Gazetarja u vra në shtëpinë e saj, raketa goditi shtëpinë e saj. Rusia po godet qytetet dhe fshatrat. Në qytetin tonë, në Karkiv, 1 e 5 e të gjitha shtëpive janë shkatërruar.
Mariupol u shkatërrua, nuk ka asnjë ndërtesë të pa shkatërruar. Është një qytet me gjysmë milion banorë. Ushtria ruse nuk lejon as ujë, as ushqim, as ilaçe. Skenat pas largimit të pushtuesve rusë do të jenë të njëjta. Të moshuarit i mbijetuan dy pushtimeve, përgjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe pushtimin aktual, thonë se nuk kanë parë tmerr të tillë më parë. Ata tani po shikojnë ushtrinë ruse që gjuan fëmijët. Ushtria ruse ka një metodë të veçantë të, në kohë të ftohta u mbushin civilëve këpucët me ujë. Shumë prej civilëve janë qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Shpesh herë pushtuesit nuk i lejojnë as t’i varrosin.
Rusisë i kërkuan të pushojë të paktën me Pashkën orthodokse. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë as objektet e Kishës.