Paradën ushtarake të përgatitur nga Vladimir Putin të hënën, më 9 maj, në Sheshin e Kuq të Moskës në përvjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe deklaratat që pritet të bëjë presidenti rus për pushtimin në Ukrainë, Perëndimi po i pret duke mbajtur frymën, për të vlerësuar qëllimet e Kremlinit se si do të vijojë makthi që filloi më 24 shkurt me sulmin në Kiev.

Në Evropë në veçanti, por edhe në Shtetet e Bashkuara, ekziston një shqetësim i fortë për kërcënimet e reja nga presidenti rus, madje edhe për përdorimin e armëve bërthamore në luftën në Ukrainë. Kjo përkundër garancive nga Moska se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Kremlini thotë se do të mbetet “përgjithmonë” në Ukrainën jugore dhe lindore, duke riafirmuar synimin për të siguruar përfitimet e tij territoriale nga lufta, si në rajonin e Donbasit ashtu edhe në Detin e Zi.

Megjithatë, humbjet dramatike për Rusinë në fushëbetejë vazhdojnë, pasi ushtria ukrainase pretendon se ka fundosur një anije të re ruse, këtë herë fregatën “Admiral Makarov” .

Moska dhe Kievi nuk e kanë konfirmuar informacionin, por agjencitë e lajmeve raportuan imazhe të një anijeje të djegur në Detin e Zi.

Skenarët e kërcënimit bërthamor qarkullojnë në orët e fundit për paradën e madhe ushtarake që do të zhvillohet të hënën në Moskë dhe çfarë do të thotë Putin në përvjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe ndërkohë që pushtimi i Ukrainës është në ditën e 73-të.

Reuters raporton se presidenti rus do të tregojë forcë dhe do të paralajmërojë për “pasoja botën”, ndërsa ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok tha dje se kërcënimet e Putinit për përdorimin e armëve bërthamore duhet të merren seriozisht.

Agjencia e lajmeve Reuters fokusohet në informacionin se gjatë paradës – në fillim të së cilës do të flasë Putin – do të prezantohet për herë të parë që nga viti 2010 avioni Il-80 , i cili synon të kryesojë “komandën” më të lartë ushtarake në rast te nje lufte bërthamore.

Reuters thekson se ky avion i veçantë është projektuar për t’u kthyer në një qendër komandimi për presidentin rus.

Megjithatë, Analena Berbok deklaroi se “një fuqi bërthamore po bën një luftë brutale sulmuese në derën e shtepise sonë. Nëse kjo nuk e frikëson dikë, atëherë ose gënjen ose nuk e ka kuptuar situatën”.

Dhe jo akuzoi Putinin se ka shkelur çdo marrëveshje apo traktat që eshte arritur në Evropë për të jetuar në paqe.