Demokratët janë duke votuar sot për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike.
Mijëra anëtarë në të gjithë vendin kanë hedhur votën e tyre. Por në këtë fushatë zgjedhjesh brenda PD-së, duket se janë përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Edhe pse nuk kanë mundësi që të votojnë për të preferuarin e tyre, ata e kanë shprehur me gjeste mbështetjen për liderin historik të demokratëve, Sali Berisha. Pamjet e mëposhtme vijnë nga Nju Jorku, SHBA