Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është “përplasur” në Kuvend socialistin Erion Braçe, i cili ka folur nga vendi duke i ndërprerë fjalën Shehut dhe i ka kërkuar që të flasë për rendin e ditës.
Ndërsa Shehu po fliste për shëndetësinë, të dy deputetët nuk i kanë kursyer batutat.
Demokrati dëgjohet duke iu drejtuar Braçes: Ke nevojë për doktor zotëri? Patjetër, kur të dalim jashtë bisedojmë mos u mërzit, kur të dëshirosh, bisedojmë bashkë si doktor.
Ja debati dhe batutat
“O doktor, je doktor, fol për rendin e Ditës. Çfarë është kjo?!”
“Ke nevojë për doktor zotëri? Kur të dalim jashtë, bisedojmë bashkë, mos u mërzit, jo jo kur të dëshirosh bisedojmë bashkë si doktor”,
Braçe luan kokën për të ironizuar Tritan Shehun.