Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për situatën e vështirë në të cilën ndodhen fermerët në Elbasan.
“70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve”, shkruan deputetei në reagimin e tij.
Ja postimi i plotë
70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve.
Shkak paaftësia dhe abuzimi.
Nisur nga kërkesat e tregut, fermerët e kësaj zone kanë kultivuar misër.
Por nuk e dinin që investimi i tyre do shkonte dëm.
Në momentin më delikat të vegjetacionit fermerët nuk mund të sigurinon vaditjen.
U braktisën dhe u përçmuan nga ata të cilëve u paguajnë çdo ditë taksat e detyrimet.
Minimalisht BASHKIA tani duhet t’i kompesojë!