LLatja ka bërë një takim me ish deputetin e parlamentit Britanik John Grogan. Nëpermjet një postimi në facebook , kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka ndarë detaje nga takimi.
Postimi i plotë i Llatjes:
Kisha kënaqësin të takoja ditën e sotme një mik të mirë të Shqipërisë, anëtarin e Partisë Laburiste Britanike, ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan.
Në një bisedë shumë miqësore ndam sëbashku ide dhe projekte për të ardhmen e Elbasanit duke përforcuar edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona, në këtë vit të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Britanike. 🇦🇱🤝🇬🇧