Të shtëna me armë janë shënuar në Belsh mëngjesin e sotëm.
Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit” njoftimi i policisë.