Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një banesë, ku jetonte një i moshuar Tare Sejdiut, i cili është nxjerrë nga banesa fatmirësisht pa marrë asnjë plagë.
Si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht kuzhina. Zjarrfikësit po punojnë për të bërë të mundur plotësisht shuarjen e fllakëve.