Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:
K. Ç., banues në fshatin Polis i Vogël, Elbasan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë të ndryshme frutore, në pronësi të shtetasit H. M.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.