Aleanca për Butrintin së bashku me aktivistë të Shoqërisë Civile po mbajnë një protestë para Kuvendit për të kundërshtuar dhënien me koncesion të Butrintit.
Aktivistët kanë protestuar me pankarta në duar dhe duke brohoritur “larg duart nga Butrinti”.
Burime për media bëjnë me dije se ka pasur edhe një përplasje mes protestuesve dhe policisë, të cilët u kanë kërkuar të largohen nga rruga ku do kalojnë deputetët.