Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se nuk e sheh si “aleat” Presidentin Ilir Meta në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje ajo thotë se e kundërta është e vërtetë.
“Nuk e shikoj si një aleat e shikoj si president që ka përgjegjësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pasi 25 prilli është një datë e dekretuar prej tij dhe ka përgjegjësi”, deklaroi Kryemadhi në emisionin “Ilva Now”.
Kryetarja e LSI shtoi se Partia Socialiste po përpiqet që ta paraqesë Metën si strukturë apo unifikim të LSI por në fakt tha ajo nuk e shikon kështu.
“Mua personalisht si Monikë më prish punë, jam e bindur që edhe në momente të caktuara edhe kandidatëve të LSI mund t’i krijojë një problem”, tha ajo.
Fakti.al