Një biznesmen shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 670 gramë kokainë dhe 17 gramë kanabis. Kapja e 35 vjeçarit u bë e mundur në qytetin e Vicenzës ku iu gjet lënda narkotike me vlerë 300 mijë euro.
Mediat italiane bëjnë me dije se Likmeta ishte pronar i një kompanie që tregtonte automjete luksoze si “Porche” dhe “Maseratti”. Por këto kompani përdoreshin për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës.
Sipas detajeve të siguruara, biznesmeni shqiptar kishte kohëqë merrej me trafik droge dhe ndihmohej nga partnerja e tij rumune e cila merrej me rrugët e kalimit të lëndëve narkotike që tregtoheshin.