40 persona humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës këtë të diel.
Zjarri i shkaktuar nga një masë elektrike shpërtheu gjatë meshës ndërsa 5000 njerëz ishin mbledhur në kishën koptike Abu Sifin në lagjen Imbaba, thanë burimet e sigurisë.
Zjarri bllokoi një hyrje të kishës, duke shkaktuar kaos, thanë ata, duke shtuar se shumica e të vdekurve ishin fëmijë.
“Besimtarët po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë. Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe pengonin njëri-tjetrin,” tha Yasir Munir, një besimtar.
“Më pas dëgjuam një zhurmë, shkëndija dhe zjarr që dilnin nga dritarja,” tha ai, duke thënë se ai dhe vajza e tij ishin në katin e parë dhe mundën të shpëtonin.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave të pafajshme,” tha presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në një postim në Twitter.
Top Channel