Në fshatin Selite përroi i madh ne kohen e reshjeve mbetet shqetesimi kryesor i banoreve pasi sa here qe ka reshje shiu ne fshat ndodhin permbytje. Ky shqetesim i banoreve asnjehere nuk eshte degjuar nga pushteti lokal. Jetesa ne fshatin Selite behet akome edhe me e veshtire pasi permbytjet qe vijne nga perroi i izolojne banoret.Problem mbeten moshat e treta pasi e kane te pamundur te levizin. Ky perrua eshte kthyer ne kercenim jete edhe per femijet e moshave 6-12 vjecare pasi cdo dite kalojne prane perroit per te shkuar ne shkolle. Banoret ndihen te harruar pasi kerkesat e tyre kundret Bashkise kane qene te teperta, por pergjigja per nje zgjidhje denifitive asnjehere nuk ka mberritur tek ato. Te lene ne mjerim ata i bejne thirrje qeverise te nderhyje sa me shpejte per rregullimin e perroit para se te fillojne reshjet pasi rrisku eshte teper i madh.
Prej vitesh ne fshatin Selite perroj i madh ka krijuar permbyetje masive, por bordi i kullimit ne Korce asnjehere nuk ka pasur nje investim per tja bere me te lehte jetesen banoreve, te pamundur per te sistemuar gjendjen, e vetmja rrugezgjidhje per to eshte braktisja e fshatit./Egnatia news