Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për 18-vjeçarin Horgito Peqini, që akuzohet për vrasjen e 33-vjeçarit Madrid Ulqinaku.

Ndërkohë e njëjta masë është dhënë edhe ndaj mikut të tij Klaudjan Sallufi 33-vjeç.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur Horgito Peqini dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për motive te dobëta 33 vjecarin Ulqinaku.

Në pranga për këtë krim është vënë gjithashtu dhe Ejden Dino.

Policia thotë se fillimisht këta tre persona janë konflikuar verbalisht me Ulqinakun, ndërsa më pas 18-vjeçari Horgito Peqini dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë 33-vjeçari ka ndërruar jetë.