Zv. Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht deputeti i zonës së Divajkës, Erion Bracce ka dheënë një intervistë së fundmi ku ka dhënë vlerësimet dhe pakënaqësitë e tij për politikanë dhe personazhe të njohur shqiptar.

Ajo që ka habitur më së shumti është përgjigja për pyetjen se kush është politikanja më simpatike, teksa Bracce zgjodhi, gjatë një interviste në Top Channel, një ish-kundërshtare të fortë në Parlament si Jozefina Topalli.

Politikania më simpatike:

“Jozefina Topalli, simpatike në gjithçka që bën dhe në gjithçka që ka bërë edhe kur është zënë me mua ose kur jam zënë unë me të edhe kur e kemi kaluar cakun, ka simpatinë e vet dhe mua më ka marrë malli ta shoh në sallën e parlamentit.”

Poltikani që nuk duhej të ishte kurrë:

Sali Berisha… emri mbiemri i tij, pra siç e ka Salih Berisha përkufizojnë dëshirën e gjithkujt që do të jetojë me nder me dinjitet, me drejtësi dhe me barazi në këtë vend. Pra nëse i do këto të katërta pa diskutim që do e hiqja nga ky vend, Sali Berishën.”

Ndërsa i përkufizon të gjithë me një fjali:

Lulzim Basha – Pa karakter, burrë pa karakter
Jozefina Topalli – Grua me karakter
Majlinda Bregu – Shoqe, mike shumë e mirë. Një njeri që ka bërë sukses prej vetes, jo prej tjerëve
Ilir Meta – S’kam asnjë lloj komenti
Monika Kryemadhi – Asnjë lloj komenti
Gramoz Ruçi – Udhëheqës karakteri
Saimir Tahiri – Shok, mik
Rudina Hajdari – E dua në parlamemt
Murrizi – Murrizi është bashkëqytetar i Divjakës
Kujtim Gjuzi – Tifoz i Tiranës
Alban Hoxha – Unë mendoj që është kapiteni historik i Partizanit
Edi Rama – Përtej të gjithave është mik shumë i mirë është shok shumë i mirë… edhe unë i jam falenderues që më ka dhënë gjithë lirinë e mundshme, jo vetëm që të bëj punën që më ka besuar, por mbi të gjitha më ka dhënë gjithë lirinë e mundshme që t’i rri përballë, jo vetëm në krah, por t’i rri edhe përballë

(E.H/Faxweb.al)