Të shtëna me armë zjarri raportohen në Tiranë, ndërsa dyshohet për dy viktima. bëhet me dije se dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.