Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike. Më 1 tetor faturimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, si aktualisht me 9.5 lekë për kilovat. Këtë dimër, faturimi do të bëhet me fasha, kush shpenzon mbi 800 kilovat do të paguajë më shtrenjë. Nën këtë vlerë do paguhet 9.5 lekë/kilovat. Energjia me fasha një nga masat që qeveria merr për të përballuar krizën globale të energjisë që ka sjellë çmime stratosferike për megavat. Në bursë çmimi arriti deri në 1047 euro megavati.
Nëse aktualisht qytetarët do ta paguanin energjinë me çmimin e tregut, fatura do ishte gati e papërballueshme, pasi aktualisht qytetarët paguajnë 9.5 lekë për kilovat ose 9500 lekë një megavat, ndërkohë që në bursë 1 megavat kushton 10 fish më shumë. Për Rithemelimin në PD, Rama duhet t’i kthejë sytë nga vendimi i qeverisë Berisha. Per qytetaret Elbasanas kjo rritje e energjise elektrike eshte absurde pasi eshte e paperballueshme per ta, pensionistet dhe individet me asistence sociale jane me te prekur pasi jane te detyruar te ulin sasin e ilaceve te tyre per te paguar energjine elektrike.
Situata eergjetike në vend nuk duket aspak optimiste. Niveli i Fierzës ka rënë me 10 metër në një muaj, pasi KESH ka prodhuar në kaskadë për të shmangur importin me çmime të larta. Sakaq, INSTAT raporton se prodhimi vendas i energjisë u ul me 38,1 % në tremujorin e dytë të vitit, vetëm 1.647 gigavat nga 2.660 gigavat energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2021.