Vitet e fundit shkollat profesionale në Elbasan kanë njohur një rritje të konsiderueshme të numrit të nxënësve që zgjedhin të studiojnë në një sistem të profilizuar.
Nisur edhe nga kërkesat e tregut për puntorë numri I të rinjëve që zgjedhin të regjistrohen në shkolla profesionale është I lartë. Drejtoresha e shkollës profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan thotë se që prej hapjes së regjistrimeve në këtë shkollë janë plotësuar 7 klasat e viteve të para.
Aktualisht kjo shkollë ofron 5 drejtime dhe 12 profile ku risi këtë vit është dega e Gjeodezisë.
Krahas zhvillimit të orëve teorike nxënësit e shkollës kanë mundësi që të ushtrojnë edhe në praktikë njohuritë që marrin, pasi shkolla është e pajisur me laboratorët përkatës për të gjitha degët.
Regjistrimet në shkollat profesionale do të vijojnë deri në fund të muajit Shtator./Egnatia news