Nje tjetër shqiptar ka vrarë veten në burgjet e Italisë.
28-vjeçari ndodhej në burgun e Forli e sipas Garantit rajonal për sistemin e burgjeve Roberto Cavaleri, i riu shqiptar ishte sjellë në këtë institucion dënimi në mbrëmjen e 16 shtatorit, me dënimin përfundimtar 2 vite burg. Ai u gjet i vetëvarur në qeli natën duke u gdhirë data 17 shtator.
Është kjo vetëvrasja e 62 e të burgosurve në burgjet italiane dhe vetëvrasja e 7 e regjistruar në rajonin e Emilia Romagna ku ndodhi dhe ngjarja e fundit.
Pak javë më parë ishte shqiptarja Donatella Hodo, 27 vjeç, e cila u vetëvrarë me një furnelë gazi në burgun Montorio në provincën e Veronës.Fenomeni i vetëvrasjes së të burgosurve në Itali, është një alarm për vitin 2022.
Vetëm në 8 muaj e këtij viti janë regjistruar 62 vetëvrasje e një vit më parë, pra gjatë gjithë harkut të 12 muajve numri i tyre ishte 57.
“Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë vetëvrasje të burgosurish në Itali”, sinjalizon organizata Antigone e cila ka hartuar një dosjes të dhënash mbi këtë fenomen e që sinjalizon një vetëvrasje çdo 3-4 ditë, Mosha mesatare e të burgosurve që vetëvriten është 37 vjeç e 30 prej tyre, pra gati gjysma, janë me kombësi të huaj, mes të cilëve shqiptarë.