Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët janë kapur duke drejtuar atuomjetin në gjendje të dehur.
Nën mbikëqyrjen e radarëve dhe mjeteve inteligjente po ashtu janë kapur shoferë të tjerë me shkelje, duke bërë që të pezullohen plot 34 patenta.
Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:
Policia Rrugore e Tiranës
Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur