Nga Erion Murataj!
Ka shumë mënyra për të vlerësuar drejtesinë e një vendi.
Po ashtu ka shumë tregues që faktojnë vendimet e pa ndikuara.
Pa asnjë dyshim vendimet degjenerojnë çdo farsë si ajo e Alqiut të inceneratoreve që shkoi qetësisht në shtëpi si shumë akullore të tjera të Ramës që i kanë shkrirë në dorë “trimave” të drejtësisë së re.
E nisur nga fakti, unë mendoj se nuk ka lajm pasi shkrirje të tilla kemi parë plot e për pasoje s’duhet të habitet kush për sa kohë ligjin e bën maliqi apo maliqët që populli ka votuar. Populli ama duhet të mbajë shënim e të respektojë çdo idiotesi të botuar në fletore zyrtare sepse populli është i barabartë para ligjit për sa kohë ka votuar maliqin që shkrin Alqiun dhe fshikullon e dënon me drejtësi popull ziun .
E megjithatë unë vazhdoj të them për këdo që e simpatizon apo dashuron paçavuren trio Rama- Berisha- Meta apo dhe enukun Basha!
Maliqëve u shtoftë Zoti inatin e juve që i votoni e doni gati në gjunjë e me nofulla të palodhura u shtofte zoti takatin.
Alqiu është pak më i zoti se ju ndaj shkriu.
Për të tjerët që neverisin këtë peisazh i kujtoj se zgjedhjet janë vitin tjetër.