Beteja për çlirimin e rajonit të Khersonit është duke vijuar me intensitet të lartë, raportojnë mediat në Kiev si dhe kanalet jozyrtare në telegram.
Shpërthime të fuqishme janë shënuar në disa zona, ndërsa ushtria ukrainase ka përparuar në drejtim të Khersonit duke çliruar gjatë rrugës të paktën 88 fshatra dhe qyteza.
Në disa raste betejat kanë qenë të ashpra, urbane. Më herët presidenti i Ukraiës, Volodomyr Zelensky ngriti alarmin se ushtria ruse mund të hedhë në erë digën në lumin Dnieper, çka nëse ndodhte do të rezultonte katrastrofike për shumë nga 280 mijë banorët e qytetit.
Nga ana tjetër, mediat ruse pretendojnë se kanë dalë të suksesshme, duke thyer ofensivën ukrainase. Versioni i tyre jozyrtar është si më poshtë:
Rreth 60 mijë trupa ukrainase përparuan në drejtim të Khersonit, të mbështetur nga ajri dhe toka. Arritëm të kundërpërgjigjemi duke vrarë të paktën gjysmat e tyre, në një shpërthim vramë 1,500.
Megjithatë, vlen të theksohet se pretendimet ruse kanë rezultuar shumë herë të pavërteta. Edhe gjatë çlirimit të zonave të pushtuara në veri lindje të vendit, Rusia pretendonte fitore, ndërsa ushtria ukrainase rimerte territoret. Deri sa autoritetet në Rusi vendosën të pranojnë dështimin, duke thënë se kishin zgjedhur të tërhiqnin trupat në mënyrë strategjike.