Është zbardhur ddëshmia e Elidon Çelës, pronarit dhe shoferit të autobuzit që vinte nga Bari i Italisë, brenda të cilit u gjetën 522 mijë euro të fshehura.
Çela tha se mallrat e gjetur nga kontrollet në 21 tetor, ishin të emigrantëve shqiptarë në Itali, ndërsa paratë, ishin kursime të familjes së tij që do t’i investonte në mbjelljen e grurit dhe në bujqësi.
“Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit. Kemi biznes, paratë janë kursime të familjes, do investoja në toka me qira dhe bujqësi. Askush nuk e dinte për paratë në autobus, kisha frikën e ndonjë grabitjeje”– është shprehur ai.
Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy ndihmësit e Elidon Çelës, Dritan Kamberi e Anold Cankja.