Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavës, Renato Hamzai, i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit.
Me rihapjen e hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka mundur të sigurojë indicie të reja, çka ka shtyrë që të marrë edhe vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur dhe ende të paidentifikuar.

Ka qenë Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili pas vlerësimit të situatës vendosi zhvarrosjen e trupit të gjetur në fshatin Babje të Librazhdit.

Burime thonë se ekspertët janë shprehur se eshtrat e gjetura në vitin 2014-të në fshatin Babje të Librazhdit kanë ngjashmëri kockore me skeletin e Renato Hamzës, por kjo mbetet për tu vlerësuar pas 45 ditësh pas daljes së ADN-së.